Supermodelja Kendall Jenner ka ndarë emocionet e saj pas setit më të fundit fotografik për revistën prestigjioze “Vogue”, realizuar nga fotografi i njohur Lachlan Bailey.
Në një postim në rrjetet sociale, Kendall tregoi se ky projekt ishte përmbushja e një ëndrre që kishte që në fëmijëri, kur jetonte në Jackson Hole.
Ky ka qenë një moment i veçantë për mua. Që nga fëmijëria, kam ëndërruar të punoj për “Vogue”, dhe tani që jam këtu, është një përvojë e pabesueshme
-shkroi Kendall, duke falënderuar gjithashtu kryeredaktoren Anna Wintour për këtë mundësi.
Fotosesioni mori një dimension edhe më të veçantë pasi Jenner pozoi krah shoqes së saj të ngushtë, supermodeles Gigi Hadid.
Dy ikonat e pasarelës sollën një bashkëpunim që ka ngjallur entuziazëm në industrinë e modës, duke u konsideruar si një moment historik për këtë edicion.
Ky fotosesion do të jetë pjesë e numrit të tetorit të “Vogue”, ku Kendall dhe Gigi shfaqen në kopertinë, duke përfaqësuar imazhin modern, të fuqishëm dhe bashkëkohor të modës së sotme.
Bashkëpunimi i tyre njëherësh nënvizon edhe rolin dominues që të dyja supermodelet vazhdojnë të kenë në industrinë e modës, duke shërbyer si frymëzim për një brez të tërë të ri dizajnerësh dhe adhuruesish të stilit.