Showbiz

Gigi Hadid poston foton e parë pas lindjes

Të gjithë e dimë që Gigi Hadid ka lindur një vajzë me bashkëshortin e saj Zayn Malik. 25-vjeçarja është bërë nënë në moshë të re dhe ende ruan një pamje të mrekullueshme.

Këtë ajo e ka treguar me postimin e saj të parë pas lindjes së foshnjës. Besojmë se të gjithë jeni kuriozë të shikoni format e saj fantastike dhe për tu patur zili.

Me fotot në rrjetet sociale modelja dha një lajm shumë të rëndësishëm duke nxitur popullin për votimet presidenciale të SHBA. Në foton e parë ajo tregon linjat e pabesueshme të trupit, ndërsa kishte veshur rroba sportive dhe në bluzën e saj shkruante fjala “Voto”.

Në mbishkrimin e postimit Gigi shkruante: “Unë votova javën e kaluar me vajzën time pranë meje, për një Amerikë që unë dua që ajo të shohë; por jo vetëm për ne, për shokët amerikanë që janë më pak të privilegjuar, me shpresë për një komb që është i unifikuar, që është empatik dhe një udhëheqës që është i dhembshur”.

Në këtë mënyrë Gigi Hadid ka motivuar fansat e saj për të votuar, për një jetesë më të mirë.

https://www.instagram.com/p/CGIFH3XHFxu/