Gossip

Dasmë surprizë dhe larg kamerave! Gisele Bündchen martohet fshehurazi pas ardhjes në jetë të djalit të saj?

Gisele Bündchen dhe partneri i saj, Joaquim Valente, i kanë dhënë fund beqarisë në heshtje. Supermodelja braziliane dhe instruktori i xhiu-xhitsu-s janë martuar më 3 dhjetor në Surfside, Florida, në një ceremoni private, sipas dokumenteve të martesës të siguruara nga PEOPLE. Lajmi u raportua fillimisht nga Page Six.

Sipas TMZ, çifti ka zgjedhur ta mbajë ceremoninë në shtëpinë e tyre, larg vëmendjes së mediave dhe vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

Martesa vjen pas një viti të mbushur me ndryshime të mëdha për çiftin, pasi në fillim të vitit 2025 ata mirëpritën një djalë.

Një burim pranë Gisele kishte konfirmuar më herët për PEOPLE se çifti ishte “i lumtur dhe i emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën e tyre”.

Ky është fëmija i tretë për Bündchen, e cila është gjithashtu nënë e Benjamin Rein, 15 vjeç, dhe Vivian Lake, 12 vjeçe, nga martesa e saj e mëparshme me ish-yllin e NFL-së, Tom Brady.

Gisele dhe Joaquim janë në një lidhje që prej qershorit 2023, ndërsa u panë për herë të parë së bashku në nëntor 2022 gjatë një udhëtimi në Costa Rica, ku ndodheshin edhe fëmijët e modeles.