Supermodelja Gisele Bündchen ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj, duke u martuar në heshtje me instruktorin e jiu-jitsu-s Joaquim Valente në nëntor, në një ceremoni private në Shtetet e Bashkuara.
Martesa erdhi vetëm disa muaj pasi çifti mirëpriti në jetë një djalë, por duket se ky vendim nuk është pritur me entuziazëm nga familja e modeles.
Sipas burimeve pranë familjes, të afërmit e Gisele-s kanë shprehur shqetësim serioz për zgjedhjen e bashkëshortit, kryesisht për arsye financiare.
Me një pasuri neto të vlerësuar rreth 400 milionë dollarë, familja e këshilloi modelen të mos martohej me një burrë që nuk i përket të njëjtës “klasë peshe” ekonomike.
Familja e saj e paralajmëroi se martesa me një burrë pa pasuri të madhe është e rrezikshme për dikë me statusin dhe pasurinë e saj
-tha një burim i afërt, duke shtuar se shqetësimet nuk kanë qenë personale, por praktike.
Edhe pse Joaquim Valente zotëron një shkollë të njohur të arteve marciale në Miami dhe punon me klientë VIP, ai mbetet shumë larg famës dhe fuqisë financiare të Gisele Bündchen. Kjo diferencë ka qenë një nga arsyet kryesore të tensioneve brenda familjes.
Raportohet se çifti ka nënshkruar një marrëveshje paramartesore, por ajo përfshin klauzola që i japin Valentes të drejtë për kompensim financiar në rast divorci, një detaj që, sipas burimeve, nuk i ka qetësuar plotësisht familjarët e supermodeles.
Gisele, e cila më parë ishte e martuar me yllin e futbollit amerikan Tom Brady, është nënë e dy fëmijëve, Benjamin (16) dhe Vivian (13).
Ajo mbetet një nga figurat më të fuqishme në industrinë e modës, me kontrata ikonike me marka si Victoria’s Secret, Chanel, Apple dhe Under Armour, si dhe investime të shumta personale.
Pavarësisht kritikave, Bundchen ka zgjedhur të ndjekë zemrën e saj. Ajo është e njohur për lidhjen e fortë me familjen, veçanërisht me pesë motrat e saj, ndërsa humbja e nënës së saj, Vânia, në janar 2024 pas një beteje me kancerin, e ka bërë këtë periudhë edhe më emocionale për modelen.