Gossip Showbiz

Gjendet sozia e Elon Musk? Pse ai e urren këtë gjë?

Një këngëtar 28-vjeçar nga Luksemburgu po tërheq vëmendje të madhe në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së jashtëzakonshme me manjatin e teknologjisë, Elon Musk.

Hugo One, i cili dikur punonte si mësues anglishteje dhe frëngjishteje në Berlin, thotë se nuk e merr si kompliment krahasimin me shefin e Teslës.

Shpesh më ndalojnë të huaj në rrugë dhe më kërkojnë foto, vetëm sepse u dukem si Elon Musk. Por sinqerisht, nuk më pëlqen kjo vëmendje

– tha ai për mediat, duke shtuar se nuk dëshiron të ndryshojë pamjen, pasi “i pëlqen mënyra se si duket”.

Hugo për herë të parë u krahasua me Musk në vitin 2018 nga një prej studentëve të tij, dhe prej asaj kohe, videot e tij kanë marrë miliona shikime në internet, kryesisht për shkak të kësaj ngjashmërie.

Nuk më pëlqen të krahasohem me të, sepse ai nuk është një person i mirë

– u shpreh këngëtari, duke bërë të qartë se fama e padëshiruar nuk i sjell kënaqësi.