Celebrities Gossip Showbiz

Gjest për t’u duartrokitur, Taylor Swift dhuron 100,000 dollarë për vogëlushen e sëmurë me kancer!

Taylor Swift ka bërë një gjest emocionues duke dhuruar 100 mijë dollarë për trajtimin e një vajze dyvjeçare të quajtur Lilah, e cila po lufton me kancer në fazën e katërt. Dhurata e saj bujare erdhi vetëm dhjetë ditë pasi një video e vajzës u bë virale në rrjetet sociale, ku ajo e quante Taylor-in “miken e saj”.

Fushata për mbledhje fondesh ishte hapur në platformën GoFundMe, pasi Lilah ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë në moshën vetëm 18-muajshe. Historia e saj preku zemrën e Taylor-it pasi në internet qarkulloi një video ku vogëlushja shihte klipin e këngës “Fate of Ophelia” dhe duke treguar me gisht ekranin, thoshte plot gëzim: “Ajo është mikja ime!”

Në datën 17 tetor, këngëtarja vendosi të ndihmonte duke bërë një donacion prej 100 mijë dollarësh në faqen e GoFundMe të familjes, duke lënë edhe një mesazh të ndjerë: “Po i dërgoj një përqafim të madh mikes sime, Lilah!”.

Ndërkohë, suksesi i Taylor Swift nuk ndalet. Albumi i saj i 12-të në studio, “The Life of a Showgirl”, është shitur në më shumë se katër milionë kopje brenda vetëm një jave në SHBA, duke thyer rekordin që për gati një dekadë mbahej nga Adele.

Me këtë arritje, Swift është bërë artisja solo me më shumë albume që kanë arritur numrin 1 në Billboard 200 plot 15 albume duke kaluar emra të mëdhenj si Drake dhe Jay-Z që kanë nga 14.

Albumi i saj i 12-të në studio, “The Life of a Showgirl”, është shitur në katër milionë kopje në Shtetet e Bashkuara vetëm një javë pas publikimit, duke thyer një rekord të mbajtur nga Adele për gati një dekadë, raporton HuffPost. Këto janë shitjet më të mëdha të javës së parë në historinë e muzikës moderne, konfirmoi Luminate, një kompani analitike që ka ndjekur shitjet që nga viti 1991. Me këtë, Swift tejkaloi albumin 25 të këngëtares Adele, i cili shiti 3.4 milionë kopje në javën e parë në vitin 2015.