Taylor Swift ka folur së fundmi për lidhjen e saj më shumë se dyvjeçare me sportistin e Kansas City Chiefs, Travis Kelce, duke theksuar sa shumë e mbështesin njëri-tjetrin në pasionet dhe karrierat e tyre. Në një intervistë për BBC Radio 2, këngëtarja 35-vjeçare tha:
E dua personin me të cilin jam, sepse ai e do atë që bëj unë dhe e do faktin që ndihem e plotësuar duke krijuar art dhe muzikë.
Swift theksoi se Kelce është po aq i përkushtuar ndaj profesionit të tij sa edhe ajo ndaj muzikës. Ajo mohoi gjithashtu thashethemet se do të largohet nga muzika pas martesës, duke shtuar se Kelce e mbështet plotësisht në çdo hap.

Nuk do të vijë asnjë moment që ai të më thotë: Jam i mërzitur që ende po bën muzikë.
Swift vuri në dukje ngjashmëritë mes karrierave të tyre, të dy performojnë në stadiume të NFL për më shumë se tre orë.
Kur unë jam në ato stadiume, është një dhomë grimimi kur ai është aty, është një dhomë zhveshjeje- tha ajo me humor.
Swift e përshkroi lidhjen e tyre si të mbushur me pasion dhe mbështetje të ndërsjellë, duke shtuar:
Jemi të dy konkurrues, por në mënyra argëtuese.