Gossip Showbiz

Taylor Swift refuzon Super Bowl-in për dashurinë?

Pas viteve të tëra spekulimesh, Taylor Swift ka vendosur të mos ngjitet në skenën e Super Bowl-it këtë vit, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga kompania Roc Nation, e themeluar nga Jay-Z.

Këngëtarja e famshme, e cila aktualisht është në një lidhje me yllin e futbollit amerikan, Travis Kelce, ka treguar se arsyeja e këtij vendimi lidhet me përkushtimin ndaj partnerit të saj.

Në një intervistë për emisionin “The Tonight Show” më 6 tetor, Taylor konfirmoi se Roc Nation ka kontaktuar disa herë ekipin e saj për të diskutuar mundësinë e një performance në Super Bowl.

Jay-Z ka qenë gjithmonë shumë i sjellshëm me mua, por këtë herë ndjej se nuk është momenti i duhur

-tha ajo.

Këngëtarja shtoi se përkushtimi i Travis ndaj sportit është një faktor që e ka bërë të reflektojë.

Jam e dashuruar me një djalë që merret me atë sport, dhe është shumë i rrezikshëm. Nuk mund të mendoj për koreografi ndërsa ai rrezikon jetën çdo javë

-u shpreh Taylor me sinqeritet.

Megjithatë, ajo nuk e përjashtoi mundësinë e një performance të ardhshme në skenën më të madhe të Amerikës, duke lënë të kuptohet se një ditë mund ta shohim në Super Bowl — ndoshta pasi Kelce t’i japë fund karrierës së tij sportive.