Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.
Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti për publikun, është bërë pjesë disa ditë më parë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Nga izolimi në izolim, me përfundimin e rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova, Gjesti i është bashkuar Big Brother VIP Albania në këtë sezon të katërt. Edhe pse vetëm pak orë pasi u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend, “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti u bë një nga personazhet më të komentuar në rrjet dhe ka pasur përplasje të forta me banorët, që ka shkaktuar një atmosferë të tensionuar në shtëpi. Lidhur me këtë hyrje, Salsano dhe Elona komentuan banorët si më poshtë: