Gossip Showbiz

Gjesti i vjetër i Princit William rizgjon dyshime për përçarje mes Kate dhe Meghan?

Një moment i kapur gjatë ceremonisë për 100-vjetorin e Forcave Ajrore Mbretërore në vitin 2018 po bën sërish xhiron në rrjet, pas analizës së ekspertëve të gjuhës së trupit.

Pamjet tregojnë Princin William duke u pozicionuar mes bashkëshortes së tij, Kate Middleton, dhe Meghan Markle, teksa ata përshëndesnin mikpritësit në Westminster Abbey.

Sipas ekspertës Judi James, ky gjest mund të interpretohet si një “mburojë njerëzore”, për të shmangur kontaktin direkt mes Kate dhe Meghan, në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre përfliteshin si të tensionuara.

Kjo sjellje vjen në sfondin e përplasjeve të dyshuara mes dy grave, të cilat nisën pak para dasmës së Meghan dhe Harry-t. Fillimisht u raportua se Meghan kishte bërë Kate të qante për shkak të fustaneve të shoqërueseve, por më vonë vetë Meghan deklaroi se kishte qenë ajo që ishte ndier e lënduar, ndërsa Kate kishte kërkuar ndjesë dhe i kishte dërguar lule.

Veprimi i William-it, sipas disa analistëve, mund të ketë qenë një përpjekje për të ruajtur qetësinë dhe etikën mbretërore në publik.

Por për shumë persona, kjo skenë konsiderohet si një nga shenjat e para të ftohjes mes Meghan-it dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore.