BBV - Live nga shtëpia - NEWS Film & Tv Magazine

Gjesti: Jozi ia bëri vetë dëmin vetes, ofendoi shumë rëndë.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Banorët tuaj të preferuar po rrëfejnë shumë në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…

Valbona, në rolin e moderators, ka bërë pyetje të drejtpërdrejta për Gjestin lidhur me një strategji të studiuar, që ka sjellë eliminimin e dy banorëve me zarf të zi, Jozit dhe G-Banit.

Volbona – Gjestit: Dy banorë janë perjashtuar… Jozi dhe G Bani, për shkak të përplasjeve me ty? A ka qene kjo nje strategji?

Gjesti: Jo, në fakt kam patur qejf të nxjerr nga loja dikë me zarf të zi, por ndoshta jo kështu, ndoshta me argumenta… por çfarë të bëj unë?  Të dy e kanë ngrënë kulaçin… nuk kam ç’bëj.

Jozi ia bëri vetes me atë ofendim. Askush nuk ma ka thënë, fjala më e rëndë. Ka ofenduar gjithë shqiptarët.

Në momentin që kanë qenë në konflikt me mua… nuk kisha çfarë të bëja.