Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Banorët tuaj të preferuar po rrëfejnë shumë në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…
Valbona e ka pyetur Gjestin dhe për ftesën e vazhdueshme që iu bën banorëve për të shkuar në banjo. “Kur ta kam bërë ftesën ty, nuk ta kam bërë sepse je lojtare e dobët” – u përgjigj Gjesti.
Valbona: Përse i fton banorët në banjo, sepse do të evitosh përballjen me argumenta? I fton që t’i eliminosh duke i ftuar në banjo… apo me zarf të zi?
Gjesti: Nëse vjen, ti nuk e di vendimin! Nuk është e sigurtë kë do të eliminojë Vëllai i madh. Nuk më mungojnë argumentat, jo se nuk kam argumenta, por e kam bërë për të provokuar. Doja t’ju provokoja!
Valbona: Ti po provokon?
Gjesti: Po, veç për provokim e kam bërë.