“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Egli Tako rezulton sërish edhe këtë javë me humbje të madhe. Ajo ka humbur këtë herë 3 mijë ndjekës. Nga 317K, aktualisht ka 314K. Loredana Brati këtë javë ka fituar 1600 ndjekës më shumë, nga 66K tani ajo numëron 67.6K. Danja Koka nga 110 mijë ndjekës, tani ka shkuar në 112 mijë, duke fituar kështu 2K.
Me po 2 mijë ndjekës më shumë, rezulton dhe Gerta Gixhari. Nga 78K, tani ajo numëron 80K. Rozana Radi ka fituar 3 mijë ndjekës brenda javës. Nga 441K, tani ajo numëron 444K. Gjesti mban sërish kreun e Instagramit me 4 mijë ndjekës më shumë. Nga 514K, tani ka 518K fansa në rrjetin e tij social.