BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

Pse ndodhi krisja e marrëdhënies mes Gertës dhe Eglit? “Nuk mund të duroja tangërllikun…”

Banorët e “BBV4” po perfliten kudo, duke u kthyer kështu në protagonistët kryesorë të ditës së sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta me konfliktet dhe raportet e tyre. Shumë të pathëna janë zbuluar sot për ju, vetëm disa ditë para finales.

Në emisionin e tyre radiofonik, live në valët e Top Albania Radio-s ata i kanë thënë të gjitha. Me në krye të moderimit ishin Gjesti dhe Loredana,  ku e ftuara mbeti Gerta pasi Egli u largua nga studio pasi Gjesti ia ndërpreu fjalën dy herë.

Gerta zbuloi shumë, për emocionet e nominimit, rreth finales së madhe, strategjive dhe lojës së banorëve të tjerë, por dhe shpjegoi se pse janë krijuar konflikte me persona të caktuar. Bëhet fjalë për Egli Takon, banorja tregoi se pse marrëdhënia e tyre është krisur…

Kur bën një diskutim, për shembull dhe me Eglin, Egli e ka patur të mbartur (inatin) nga një intervistë e jona më parë prej një pyetje…  Kam guxim si moderatore.
Në momentin e parë kur erdhi Gjesti, Egli na quajti sulmues ne. Dhe unë i thoja “Kur të kam sulmuar unë”… Atëherë Egli ishte akoma në njohje, nuk ishin lidhur (me Gjestin).

Kur Egli iu sulmua të gjithë shtëpisë që ju nuk jeni dakord që unë të rri me këtë djalin… I kam thënë “Çfarë të kam bërë unë ty që po të sulmoj?” Nuk mund të duroja tangërllëkun e Eglit kur s’kisha bërë asgjë, madje kisha mbrotjur Gjestin kur u bullizua… Më tha gazetare e paafatë, aty filloi përçarja. Më vonë bie dakord, kur situata me Eglin dhe Gjestin u bë skematike, u agravua, ajo goca me parime nuk mund të më gënjente mua…