BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

Live nga shtëpia e “Big Brother” Egli largohet nga intervista prej sjelljes së Gjestit? Çfarë ndodhi mes tyre?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po perfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmrisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre, konfliktet dhe raportet me njëri-tjetrin.

Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju. Shumë pak ditë praa finales së madhe, banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka në emisionin e tyre radiofonik live në Top Albania Radio.

Me moderatorë Gjestin dhe Loredana Bratin, të cilët kanë një energji pozitive, kanë të ftuar në pjesën e tyre Egli Takon dhe Gerta Gixharin.

Emisioni nisi ndryshe, me komplimenta ndaj njëri-tjetrit, Gjesti dhe Loredana, duke u cilësuar si shokë brenda shtëpisë dhe madje banori pohoi se ajo kishte buzëqeshjen më të bukur dhe se e donte shumë.

Më pas vëmendja shkoi tek Gerta, e cila u pyet se si ndihej në këtë javë që ndodhet në nominim kokë më kokë për finale me Rozana Radin. Dhe gjithashtu nëse e sheh veten si finalistja e parë e edicionit. Përgjigja e saj ishte:

Këtë nuk e them dot… unë e shikoj veten përpara Rozanës. Për të gjithë atë çka kam dhënë në shtëpi. Si një lojtare pak ngacmuese, por kam qenë e drejtë, nuk kam bërë skema. E mirë e keqe, me gjithë situatat e mia, ku jam sulmuar shumë dhe nga banorët e shtëpisë… Më kanë sulmuar për profesionin, ka qenë Rozana. Më kanë sulmuar tek familja, sërish Rozana kjo… më bënte presion

Biseda ka vijuar më pas tek Egli, e cila është pyetur nëse ka patur një strategji në lojën e saj. Banorja është shprehur se:

Biseda ime e parë, ka qenë nga frika për të hyrë… Se e kam marrë ftesën dhe në vite të tjera. Këtë vit kisha një thirrje, thashë pse jo, hapja derën një mundësie të re. Autoren e pyeta çfarë të bëj unë aty?!

Ajo pohoi se i është thënë që të jetë vetëvetja dhe ashtu ka vepruar. Duke nënkuptuar që nuk ka bërë asnjë lojë apo strategji.

Nuk kam qenë personi që ndiqte “Big Brother” 24h

Në atë moment, Gjesti ka ndërhyrë duke i kujtuar se i është bërë vetëm një pyetje e thjeshtë, duke treguar se Egli po zgjatej shumë me përgjigjen e saj.

Banorja iu drejtua duke i thënë se ishte një moderator i pasjellshëm dhe se u ndje e ofenduar nga reagimi i tij. Kështu ajo vendosi të largohej nga intervista.

Kjo është hera e dytë që me ke ofenduar në një intervistë, me gjithë respektin për Top Albania Radio dua të largohem, sepse një herë e kam bërë gabimin… Ishte përgjigja e parë që dhashë që kur jam ulur dhe më ndërpreve pa respekt, nuk ta lejoj