Gossip Showbiz

Gjesti mërzitet se Egli nuk mundi të takojë prindërit e tij?

Gjatë spektaklit të së martës, Gjesti ka ndarë me publikun linjën e tij të jetës, duke folur për të mirat dhe të këqijat që ka kaluar deri më tani.

Pas kësaj, ai është surprizuar nga prindërit e tij, të cilët e takuan në një ambient të veçantë, pak larg shtëpisë së famshme. Gjatë këtij momenti emocional, ata janë përqafuar, si dhe banori iu kërkoi falje për çdo gabim dhe lëndim që iu ka bërë.

Ditën e nesërme, Rozana Radi e pyeti Gjestin për një detaj, duke e kërkuar sqarim për arsyen pse ai nuk e ftoi Egli Takon për t’u takuar me prindërit e tij, duke marrë parasysh që ata nuk kanë pasur kurrë një lidhje.

Gjesti u përgjigj se nuk i kishte shkuar në mendje një gjë e tillë, dhe gjatë bisedës me të tjerët, ai tha:

Nuk më ka rënë ndërmend. E shikoja mamin në sy dhe kisha harruar. Nuk është e lehtë. Nuk e dija a janë ato gjëra si i kisha lënë.

Gjesti ka kaluar mbi 150 ditë në izolim, pasi, pas kalimit të Bigut të Kosovës, ai ka qëndruar në Shqipëri.