Gjesti ka zbuluar së fundmi se ka zhvilluar një pëlqim për Eglin, ndërsa ndodhej me të në shtrat mbrëmjen e kaluar. Ai i shprehu ndjenjat e tij, duke pranuar se është i pasigurt për atë që po ndodh mes tyre.
Në bisedën mes dyshes, Gjesti ka shpjeguar se ndjen një afeksion për Eglin, duke theksuar disa detaje të pëlqimeve të tij, si qeshja, mënyra e të folurit dhe edhe veçori të tjera fizike. Egli, e cila ishte e befasuar nga kjo deklaratë, e pyeti se çfarë do të thoshte ai me “pëlqim”, dhe Gjesti i dha një përgjigje më të thellë, duke shpjeguar se ai nuk është personi që do të shpallë ndjenjat e tij në një moment të pritur publikisht, por preferon ta bëjë këtë kur askush nuk e pret.
Unë nuk jam si G Bani. Zemër unë nuk kam qef të dal mes Prime dhe të them tani ka ardhur koha kam një pëlqim për Eglin. Unë ta them kur nuk e pret askush. Me ty nuk bëj lojë, por ndonjëherë unë nuk e kuptoj veten.
Pavarësisht kësaj, Gjesti e pranoi që ndonjëherë është i pasigurt për ndjenjat e tij, dhe se nuk ka qëllim të bëjë lojëra me Eglin, por se gjithçka është ende e paqartë për të.