Aktualitet

GJKKO rikthen për hetim në SPAK çështjen e gjyqtares Irena Gjoka!

Sipas vendimit, dosja nuk do të mbyllet në këtë fazë, por do të kalojë përsëri në proces hetimor, ku prokurorët e SPAK pritet të kryejnë verifikime të detajuara mbi rrethanat e çështjes dhe elementët e pretenduar në dosje.

Çështja lidhet me dyshimet se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur një dënim penal në Greqi, që ka të bëjë me përdorimin e një vize të falsifikuar. Këto pretendime janë bërë pjesë e hetimeve që tashmë do të rihapen për të sqaruar plotësisht situatën.

SPAK pritet të kryejë veprime të mëtejshme procedurale, përfshirë mbledhjen e provave dhe verifikimin e dokumentacionit përkatës, në mënyrë që të përcaktohet nëse ka apo jo elementë të veprës penale.

Vendimi i GJKKO-së vjen në një moment kur kjo çështje ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin publik, për shkak të pozicionit të lartë gjyqësor të personit nën hetim dhe ndjeshmërisë së akuzave.