Pas Shkallës së Parë edhe Apeli i Katanias konfirmoi se Nezar Seiti duhet të qëndrojë në arrest shtëpie. I cilësuar si “financieri i grupit të Habilajve në trafikun e drogës”, ai u arrestua me bujë kur Habilajt u kapën në Itali, vend në të cilin u ekstradua. Seiti është i vetmi nga gjithë anëtarët e tjerë të grupit, përfshirë Moisi Habilajn që u lirua.