Tech

Gmail vjen me funksionin e shumëpritur!

Kërkimi në internet po bëhet më i personalizuar dhe përgjigjet janë “më të zgjuara”. Në konferencën e saj vjetore të zhvilluesve të I/O, kompania amerikane e teknologjisë Google njoftoi se po prezanton chatbot-in Gemini në shfletuesin e saj të internetit, prezantoi një mjet të ri për krijimin e videove dhe një numër lajmesh dhe përditësimesh të tjera. Modaliteti i inteligjencës artificiale i Google për kërkimin në internet do të sjellë personalizim më të madh, përgjigje më të mira përmes të ashtuquajturit “kërkim i thellë” dhe do të ofrojë aftësi të tilla si gjenerimi i grafikëve për pyetje financiare dhe sportive. Përveç kësaj, u prezantua një mjet i ri Flow që përdor modelet Veo 3 dhe Imagen 4 për të krijuar video bazuar në pyetje tekstuale ose imazhe.

Ndërkaq, përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i ri është pjesë e një tendence në rritje të integrimit të inteligjencës artificiale në mjetet softuerike të përditshme. Për momentin, përmbledhjet automatike janë të disponueshme vetëm për emailet në gjuhën angleze.

Varësisht nga rajoni do ta kenë në dispozicion në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicrën dhe Japoni këto funksione janë të fikura si parazgjedhje, ndërsa përdoruesit në vendet e tjera mund t’i aktivizojnë ose çaktivizojnë nga cilësimet e Gmail-it. Saktësia e këtyre përmbledhjeve mbetet ende e diskutueshme. Kompania Apple vitin e kaluar u detyrua të ndalonte përkohësisht përmbledhjet e njoftimeve nga lajmet, pasi BBC zbuloi se ato shpesh ishin të pasakta. Funksioni i kërkimit të Google me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI Overviews) ka qenë herë pas here objekt kritikash për informacion të dobët dhe të pasaktë, por kompania thotë se situata tani është përmirësuar ndjeshëm.