Erdhi nga stoli, por Armando Brojës i mjaftuan vetëm 45 minutat e dyta për të fituar një penallti dhe shënuar një gol në fitoren 3-1 ndaj West Hamit, që çoi Southamptonin në çerekfinalet e FA Cup.
Sulmuesi shqiptar shpërtheu bukur në minutën e 65’ dhe u ndal me faull në zonë, teksa pas ndërhyrjes së VAR-it, u shpërblye me penallti, të cilën e konvertoi në gol kapiteni Ward-Prowse.
Në shtesë, Broja u shfaq sërish si protagonist, duke rrëmbyer një top, dribluar një kundërshtar dhe dërguar topin në rrjetë për herë të tretë.
Que barbaridad el gol que mete Armando Broja, una de las grandes revelaciones en el fútbol inglés está temporada. pic.twitter.com/6r0USL2tDJ
— Alex Fernandez (@alex10fern) March 2, 2022
Për paraqitjen e mbrëmshme, bomberi kuqezi u zgjodh edhe më i miri i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.33, absolutisht më e larta e tij këtë sezon.