Gonzalo Garsia ishte edhe një herë ylli i shfaqjes në fitoren e Real Madridit ndaj Juventusit. Goli i tij, i treti në këtë garë, i siguroi ekipit të Çabi Alonsos një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi e analizoi ndeshjen në një intervistë me DAZN: “E dinim që do të ishte një ndeshje intensive që nga fillimi. E nisëm pak ngadalë, por më pas u rritëm, duke ruajtur ritmin, duke e lodhur kundërshtarin dhe duke mbërritur shpesh në zonë”.
LEXO EDHE: Flet heroi i Championsit të 7-të për Realin, Mijatoviç: E kam parë 1 milion herë golin ndaj Juves!
Lidhur me goditjen e tij me kokë, Garsia shtoi: “Gjithmonë përpiqem të jem i pranishëm në zonë. Kjo është puna dhe qëllimi im.”
Kur u pyet për ngjashmëritë me Raulin, sulmuesi u përgjigj me shumë përulësi: “Krahasimi me Raulin më nderon. Ai më mësoi shumë gjatë dy viteve që kaluam së bashku në Castilla dhe jam shumë mirënjohës për gjithçka që më transmetoi.”
Gonzalo Garsia është talenti i ri i Real Madridit, i cili po ecën përpara me përulësi dhe vendosmëri. Golat e tij dhe performancat në fushë konfirmojnë se ai mund të luajë një rol udhëheqës në sezonin e ardhshëm.