Google është urdhëruar t’i paguajë portalit gjerman Idealo, që merret me krahasimin e çmimeve, rreth 465 milionë euro kompensim për shkelje të rregullave antimonopol, sipas një vendimi të gjykatës në Berlin. Idealo, e cila është në pronësi kryesisht të grupit mediatik “Axel Springer”, pretendon se Google ka keqpërdorur pozicionin e tij dominues si motor kërkimi.
Raportohet që Google favorizonte ofertat e veta në rezultatet e kërkimit, ndërkohë që konkurrencën e vendoste në pozitë më pak të favorshme. Idealo kërkonte në fakt shumë më shumë, rreth 3,5 miliardë euro, me përfshirje të kamatave. Përveç Idealo, edhe platforma gjermane Producto / Testberichte.de ka fituar ndaj Google, gjykata ka vlerësuar dëm prej 107 milionë euro për këtë rast.
Vendimet nuk janë përfundimtare, ekziston mundësia e apelit te Gjykata e Apelit në Berlin. Kërkesa antitrust është e lidhur me dënimin e mëparshëm që Google mori nga Komisioni Evropian në 2017 për praktikë të ngjashme të favorizimit. Google po përballet me reagime të reja për shqetësimet mbi privatësinë, këtë herë duke përfshirë Gemini, asistentin e saj të inteligjencës artificiale dhe cilësimet e reja që kompania lançoi muajin e kaluar. Një padi kolektive e propozuar e paraqitur në gjykatën federale në San Jose, Kaliforni akuzon kompaninë për aktivizimin e paligjshëm të Gemini në Gmail, Google Chat dhe Meet, duke i lejuar në mënyrë të paligjshme inteligjencës artificiale të monitorojë dhe analizojë mesazhet private dhe bashkëngjitjet e përdoruesve.