Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Google nuk do më që ti të kërkosh në internet.
Google do që interneti të të kërkojë për ty.Sepse në eventin Google I/O 2026 kompania prezantoi AI agents – asistentë inteligjentë që punojnë 24 orë në sfond dhe ndjekin çdo gjë që të intereson. Pra praktikisht, Google po ndërton versionin dixhital të atij shokut që thotë:
“Mos u shqetëso, e ndjek unë.”Deri dje kërkoje vetë në Google: aksionet, moti, ndeshje, bileta koncerti, fluturime. Tani agjenti AI i ndjek vetë dhe të njofton kur ndodh diçka interesante. Pra interneti po kalon nga “search engine” në “sekretar personal me ankth kronik.”
Mund të krijosh agjent për bursën, për çmimet e avionëve, për ekipin e zemrës, për tregun e punës, për apartamente… madje edhe për filma. Imagjino të kesh një AI që të zgjon natën:
“Shef, biletat për koncertin ranë 17%. Bli tani.”Dhe Google nuk është vetëm këtu. Tani kemi agjentë AI gjithandej. OpenAI po ndërton agjentë që bëjnë research, Microsoft po fut Copilot në çdo cep të Windows-it, Amazon po tenton ta bëjë Alexa-n më pak… Alexa të 2016, ndërsa Meta po ëndërron për AI që të njeh më mirë se kushëriri që të pyet “kur do fejohesh?”
Kjo është faza e re e internetit: jo më chatbot që pret pyetje, por AI që bën punën për ty. Ti thua një herë “më intereson Formula 1” dhe AI punon gjithë ditën sikur ka frikë mos e pushon nga puna.
Madje Google po ridizenjon komplet Search-in. Kërkimet do jenë më bisedore, më natyrale dhe AI do të ndihmojë të formulosh pyetjen.
Problemi i vetëm? Këto AI agents po bëhen aq të avancuar sa jemi shumë afër momentit kur AI do të të dërgojë njoftim:
“Kam parë si jeton ti. Duhet të flesh më shumë dhe të ndalosh doomscrolling në 2 të natës.”