Aktualitet

Grabitja e Exchange-it te qendra tregtare te “5 Maji”, reagon policia!

Një pikë këmbimi valutor u grabit sot në një qendër tregtare në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, një person i maskuar hyri në brendësi të saj e nën kërcënimin e armës së zjarrit mori një shumë parash e më pas është larguar me vrap. Autori ishte veshur me jelek të zi dhe xhup blu me kapuç.

Në vendngjarje ka hkuar menjëherë policia, ndërsa shuma e parave të grabitura ende nuk bëhet e ditur.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.