Deputeti socialist, Paulin Stërkaj, i cili është dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, thotë se grabitësit mund të kishin marrë peng avionin, nëse Policia do të ndërhynte në kohën kur po grabiteshin paratë. Stërkaj ia faturon përgjegjësinë konçensionarit të Aeroportit. Gjithashtu, deputeti Stërkaj kërkon të përcaktohet qartë se kush e vrau grabitësin Admir Murataj.
“Nuk vlerësoj masat e marra në Rinas dhe në rrugën për në aeroport. Duhet hetim në thellësi për mënyrën sesi kanë lëvizur paratë. Hetimi duhet të jetë më i thellë. Asnjë polici private nuk mund të hyjë me armë te avioni, pasi kalojnë në skaner. Koncesionarit që operon në aeroport, sa na kontrollojnë çantat dhe na heqin edhe rripin nga brezi, të sigurojë territorin në Rinas të mos hyjnë kriminelët”, tha Paulin Stërkaj, deputet socialist.