Qeveria greke çoi sot për miratim urgjent në Parlament, një amendament që përshpejton proceset për prishjen e banesave të paligjshme në zonat pyjore dhe ato bregdetare. Vendimi vjen pas zjarrit masiv në Atikë që shkaktoi dhjetëra viktima. Autoritetet kanë një listë me rreth 2.500 banesa informale. 27 persona u gjetën të pajetë nga zjarri në Atikë pasi nuk kishin mundur të lëviznin për shkak se rrugë-dalja e vetme ishte bllokuar nga një kopësht i rrethuar që figuronte pronë shtetërore.