Një grua nga Virxhinia mori më shumë se 100 pako Amazon që nuk i kishte porositur. Cindy Smith tha se kutitë kohët e fundit filluan të shfaqen në shtëpinë e saj dhe se brenda tyre kishte rreth 1000 fenerë, 800 armë ngjitëse dhe dhjetëra palë dylbi.
Kutitë mbanin emrin Lixiao Zhang, një emër që ajo nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë. “Fillimisht menduam se ishte një mashtrim”,-u shpreh Smith, duke iu referuar procesit të një shitësi në internet që krijon shitje të rreme të produkteve të tyre në mënyrë që të fryjë artificialisht numrin e tyre të komenteve me 5 yje. Mirëpo, Amazon tha se llogaria e shitësit është mbyllur. Ishte e paqartë se ky mund të konsiderohej një mashtrim.