One Direction, grupi i njohur britanik i muzikës, thuhet se mund të ribashkohet në ceremoninë e Brit Awards 2025, për të nderuar ish-anëtarin, Liam Payne, pas tragjedisë së ndarjes së tij nga jeta disa muaj më parë.
Sipas disa faqeve të kulturës pop në platformën X (ish Twitter), është përhapur një thashethem i cili sugjeron se:
Harry Styles, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson mund të ribashkohen për të paguar homazhe Liam Payne në Brit Awards këtë vit.

Pas këtyre lajmeve, shumë fansa të One Direction shpërndanë emocionet e tyre në X, duke reaguar me ndjenja të thella. Një fans shkroi:
Nuk do të shpëtoj kurrë nëse kjo ndodh
Ndërsa një tjetër theksoi:
Kur janë Brit Awards këtë vit? Unë po e marr shumë seriozisht, shëndeti im mendor është në rrezik.
Megjithatë, disa të tjerë e cilësuan këtë informacion si thashetheme, duke shprehur skepticizëm.
Do të jem i sinqertë dhe do të them: shpresoj që kjo të jetë informacion i pavërtetë
Ky lajm erdhi menjëherë pas risjelljes të dokumentarit të vitit 2013, “This Is Us”, i cili u rikthye për nder të Liam Payne.
Filmi do të shfaqej në disa kinema të përzgjedhura më 14 janar në Manchester, por më vonë fansat u informuan se projekti ishte anuluar.
One Direction ka ndërprerë aktivitet e grupit në vitin 2016 dhe nuk janë ribashkuar që nga ajo kohë.
Ata u panë së fundmi bashkë gjatë funeralit të Liam Payne më 20 nëntor 2024.
Ceremonia e Brit Awards 2025 është parashikuar të transmetohet më 1 mars 2025.