Sport

Guardiola: Nuk i fitojmë dot të gjitha ndeshjet! Sa i përket Arsenalit…

Mançester Siti mposhti Njukasëllin me rezultatin 2-1, duke iu afruar edhe më tepër me pikë Arsenalit kryesues. Trajneri Pep Guardiola u tregua i sinqertë teksa u shpreh se ekipi nuk do të mundet t’i fitojë të gjitha ndeshjet.

“Ju premtoj, jam i sinqertë me ju, shumë gjëra do të ndodhin. Kam ndjesinë se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, nuk e di për Arsenalin. Kam ndjesinë se nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, kjo është ndjesia ime…”, deklaroi Guardiola.

Gjithsesi, tekniku spanjoll njoftoi se ekipi do të ketë tri ditë pushim për të shijuar… jetën.

“Lojtarët duhet të marrin e të pijnë shumë ‘caipirinhas’ dhe ‘daiquiris’ këto ditë”, deklaroi, duke theksuar rëndësinë e çlodhjes, përpara përgatitjeve per impenjimet e ardhshme.

LEXO EDHE: Champions League/ Interi kërkon përmbysjen kundër Bodo/Glimt, trajneri Chivu polemika me gazetarin norvegjez

Ndeshjen e radhës, Mançester Siti do ta zhvillojë të shtunën e 28 shkurtit, ndaj Lidsit.

LEXO EDHE: Pritet vetëm zyrtarizimi, e bëjnë fakt të kryer shkarkimin e Nuhijut nga Tirana! Dihet kush do e zëvendësojë te bardheblutë…