I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Arbër Dervishaj, i riu që është bërë viral në rrjete sociale nga mënyra e tij unike e të reklamuarit. Mbi të gjitha, Arbër u bë i njohur edhe nga një video ku kundërshtonte kryeministrin Edi Rama në një takim me studentë, duke e quajtur atë ‘mashtruesi më i madh’…
Nga puna jote si ekonomist paguheshe 600 mijë lek në muaj, po sot që merresh me reklama në TikTok, me humor të zi, sa fiton?
Shtoji edhe një zero. Më shumë se 6 mijë euro në muaj. Unë e kuptoj që kjo pjesa intrigon njerëzit dhe si element e përdor edhe në video. Kur prezantoj një pronë, e nis me paranë. Paraja është hipnotizuesi më i madh tek njeriu.
Të çmend paraja?
Unë jam po i njëjti. Unë fokusohem tek videot, fokusohem që një video të dalë sa më e mirë, kaq. Po të ishte ndryshe do isha jashtë shtetit.