Gossip Showbiz

Hailey Bieber publikon foto të reja nga shtatzënia dhe me djalin e saj me rastin e festës së Pashkës!

Hailey Bieber ndau me ndjekësit në Instagram një moment të ëmbël familjar për Pashkë, duke publikuar një fotografi ku përqafon djalin e saj të vogël, Jack.

E veshur me një fustan të bardhë delikat me dantella dhe nën rrezet e diellit, 28-vjeçarja dukej e lumtur dhe e qetë, teksa mbante në krahë vogëlushin që kishte veshur një këmishë të verdhë me një lepur blu – duke i dhënë pamjes një atmosferë festive.

Në një tjetër postim, Hailey ndau një kujtim të veçantë nga Pashkët e vitit të kaluar, kur ishte ende shtatzënë, dhe e krahasoi me këtë vit përmes mbishkrimit:

Këtë Pashkë kundër Pashkëve të fundit

Që prej ardhjes në jetë të Jack në gusht të vitit të kaluar, modelja ka ndarë herë pas here momente të ëmbla me të birin.

Në muajin mars, ajo festoi shtatëmujorin e tij me një seri fotosh të realizuara në natyrë dhe në përditshmëri.

Në intervista të ndryshme, Hailey ka folur për përpjekjet për të balancuar jetën si nënë me angazhimet profesionale, duke theksuar rëndësinë e kujdesit për veten dhe ruajtjes së rutinës së përditshme, sidomos në lidhje me lëkurën.

Edhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, ka publikuar së fundmi një fotografi të Jack, ku ai shfaqet duke u zvarritur në dysheme, i veshur me të verdhë dhe jeshile. Hailey e ripostoi imazhin me fjalët:

Fëmija im po rritet kaq shpejt

Çifti është parë gjithashtu së fundmi në festivalin Coachella dhe duke shijuar momente relaksi në një spa në Los Angeles.