Justin Bieber ka emocionuar ndjekësit në Instagram këtë të shtunë, duke ndarë një moment të ëmbël me të birin, Jack Blues.
Këngëtari 31-vjeçar postoi një fotografi të rrallë të djalit të tij të vogël, i cili shfaqet duke u zvarritur në dysheme, i veshur me një bluzë të verdhë dhe pantallona të shkurtra jeshile.
Bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, ripostoi imazhin në InstaStory, duke shkruar me dashuri:
Fëmija im po bëhet kaq i madh.

Jack Blues erdhi në jetë në gusht të vitit të kaluar dhe, që prej atëherë, çifti ka qenë mjaft diskret me publikimin e detajeve rreth jetës së tyre familjare.
Publikimi i fotos vjen pak pasi Justin mori pjesë në një festë ekskluzive në Thermal, Kaliforni, pranë zonës së Coachella-s. Ngjarja “Fridays In The Desert” mblodhi shumë emra të njohur si Megan Thee Stallion dhe artistë të tjerë, ku Bieber performoi disa nga hitet e tij më të mëdha, përfshirë “What Do You Mean?”.
Edhe pse nuk u fotografuan bashkë, Hailey ishte gjithashtu e pranishme në festë, ndërsa Justin u shfaq me një veshje të thjeshtë – një xhaketë gri dhe pantallona të bardha – duke biseduar dhe kërcyer mes miqve.