Gossip Showbiz

Justin Bieber poston një foto të ëmbël me djalin e tij, po marrëdhënia me Hailey-n si është?

Justin Bieber ndau një fotografi bardh e zi në Instagram ku shfaqet me djalin e tij të vogël, Jack Blues, teksa janë të shtrirë në divan.

Ky postim i ëmbël vjen në një kohë kur po qarkullojnë spekulime mbi mundësinë e tensioneve në martesën e tij me Hailey Bieber.

Artisti 31-vjeçar nuk e shoqëroi foton me asnjë përshkrim, por ajo u publikua në mes të komenteve lidhur me gjendjen e tij emocionale dhe shëndetin mendor, sipas DailyMail.

Justin ka shfaqur shqetësime për shëndetin e tij në disa transmetime live, ku dukej i lodhur dhe emocionalisht i paqëndrueshëm, çka ka nxitur reagime nga fansat, që i kanë sugjeruar të kërkojë ndihmë profesionale.

Spekulimet për një krizë martesore u intensifikuan kur u përfol se Hailey e kishte hequr Justin nga lista e ndjekësve në Instagram, por ajo e mohoi këtë, duke thënë se ishte një gabim teknik.

Megjithatë, çifti është parë bashkë në publik këtë javë, gjatë një daljeje në Los Angeles, ku shijuan akullore me Lori Harvey.

Sipas burimeve pranë çiftit, marrëdhënia e tyre është e tensionuar dhe miqtë u kanë sugjeruar të kërkojnë këshillim. Një burim është shprehur se:

Hailey e do ende Justinin, por të dy e ndjejnë se gjërat mund të ishin më mirë… Ajo është mbështetja e tij më e madhe dhe të dy po përpiqen të përmirësojnë marrëdhënien.