Hailey Bieber ka folur hapur për sfidat dhe bukurinë e të qenit nënë, ndërsa përpiqet të ruajë ekuilibrin mes jetës familjare dhe karrierës.
Në një intervistë të fundit për GQ, modelja 28-vjeçare pranoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Justin Bieber, ende po mësojnë si të menaxhojnë rolin e prindërve dhe partnerëve në një kohë kur jeta e tyre është nën vëzhgim të vazhdueshëm publik.
Po e përballojmë ditë pas dite. Të dy jemi shumë të përkushtuar ndaj djalit tonë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por jeta jonë është e ekspozuar dhe ndonjëherë kjo e bën gjithçka më të vështirë
-tha Hailey.
Ajo shtoi se ndjehet e lumtur për ekuilibrin që kanë arritur të ruajnë dhe për faktin që kanë zgjedhur të mos ndajnë shumë detaje rreth jetës familjare në rrjete sociale.
Duke folur për amësinë, Hailey theksoi se asnjë këshillë apo përgatitje nuk mund ta përshkruajë ndjesinë e të qenit nënë derisa ta përjetosh vetë.
Kam ndihmë me kohë të plotë dhe nuk turpërohem ta them. Nuk do të mund të kisha karrierën time pa ndihmë. Jam shumë mirënjohëse për këtë. Kur djali ynë nuk është me mua, është gjithmonë me Justinin
-u shpreh ajo me sinqeritet.
Modelja theksoi se ndonëse jeta e tyre është plot angazhime, prindërimi ka sjellë një kuptim të ri për dashurinë dhe përgjegjësinë, duke e afruar edhe më shumë çiftin.