Tech

Hakerat kërcënojnë të publikojnë gati një miliard fjalëkalime të përdoruesve të TikTok!

Një grup hakerash, që operon nën emrin R00TK1T ISC CYBER TEAM, ka kërcënuar se do të publikojë fjalëkalimet e gati një miliard përdoruesish të TikTok. Ata pretendojnë se kanë vjedhur rreth 972 000 fjalëkalime dhe i kanë paralajmëruar përdoruesit se, nëse nuk marrin përgjigje nga TikTok, ato do të bëhen publike. Grupi ka theksuar se ka tentuar të kontaktojë platformën dhe Bytedance, por pa marrë asnjë përgjigje, çka i ka shtyrë të ndërmarrin këtë hap.

Përgjigja e TikTok dhe e ekspertëve të sigurisë është se këto pretendime mund të jenë të rreme. Sipas Cybernews, kërcënime të ngjashme shpesh kanë prekur edhe platforma të tjera dhe mund të jenë përpjekje mashtruese që çojnë në dezinformatë. TikTok, që ka më shumë se një miliard përdorues globalisht, ka theksuar se mund të ketë të dhëna të vjetruara në këto pretendime.

Rikujtojmë, se një grup hakerash të paidentifikuar ka ndërhyrë në rreth 100 adresa e-mail të rregullatorëve bankarë në SHBA gjatë një periudhe prej një viti, duke fituar qasje në mesazhe të brendshme të agjencive shtetërore dhe detaje të ndjeshme. Ata thanë se hakerët mund të kishin ndjekur email-et e punonjësve të Zyrës së Kontrollit të Monedhës (OCC) pasi kishin shpërthyer një llogari administratorike dhe ndërhyrja u zbulua më herët këtë vit.

OCC është një zyrë e pavarur e Departamentit të Financave të SHBA-së, që rregullon dhe mbikëqyr të gjitha bankat kombëtare, shoqëritë federale të kursimeve dhe filialet federale të agjencive bankare të huaja, të cilat së bashku posedojnë pasuri me vlerë disa trilionë dollarë, shkruan Bloomberg. OCC ka zbuluar një “incident të sigurisë kibernetike” më 26 shkurt, që përfshinte llogarinë administrative në sistemin e e-mailit të agjencisë dhe identifikoi “një numër të kufizuar llogarish e-maili të prekur”, të cilat janë bërë të papërdorshme që atëherë.