Në të ardhmen e afërt, hapësira midis Tokës dhe Hënës mund të bëhet po aq strategjike sa Ngushtica e Hormuzit. Kjo pasi në vend të bllokadave dhe konfiskimeve të anijeve, mund të dëshmojmë konfiskimin e kontrollit të rrugëve për në Hënë që çojnë në burimet e saj strategjike.
Ky skenar përbën hipotezën e ekspertëve të Qendrës për Studimin e Krimit Hapësinor, Piraterisë dhe Qeverisjes.
Një konfirmim i mëtejshëm i interesit në rritje për hapësirën vjen nga Forca Hapësinore e Shteteve të Bashkuara, që kohët e fundit njoftoi krijimin e një zyre “ad hoc” për të vlerësuar rëndësinë e rajonit lidhur me luftën dhe sigurinë kombëtare.
Ashtu si Ngushtica e Hormuzit është një rrugë e ngushtë ujore, hapësira Tokë-Hënë, ndërsa duket e gjerë, në të vërtetë përmban disa pika unike dhe ekskluzive tranziti përmes të cilave duhet të kalojë i gjithë trafiku për në Hënë, konstaton në Space.com Marc Feldman, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Krimit Hapësinor, Piraterisë dhe Qeverisjes.
Nëse do të binte në duar të gabuara, të gjitha nismat hënore të NASA-s dhe Elon Musk-ut në zhvillim e sipër, si hapa të parë drejt një ekonomie hapësinore prej triliona dollarësh, mund të duhet të braktisen, theksoi Feldman.