U hap sot Bypass-i i Fierit, pjesë e Korridorit Veri-Jug. Kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Balluku ishin të pranishëm sot në inaugurimin e këtij aksi me rëndësi për turizmin. Ndërkaq, kreu i qeverisë shkruan në rrjete sociale se brenda qershorit do të hapet gara për “Korridorin Blu”, që do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit. Sipas Ramës ky aks 120 km që përfshin Milot–Thumanë–Rrogozhinë–Fier do të transformojë tërësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë.