Aktorja britanike Hayley Atwell ka zbuluar një detaj surprizues gjatë paraqitjes së saj në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon: ajo ishte tetë muaj e gjysmë shtatzënë kur xhiroi një nga skenat e luftimit në filmin “Mission: Impossible – The Final Reckoning”.
U kujdesën shumë mirë për mua, por nuk doja që një dublante ta bënte skenën në vendin tim. Kisha punuar shumë për të dhe doja ta realizoja vetë
-tha Atwell, duke e quajtur këtë rrëfim një “ekskluzivitet për Fallon”.
Filmi, që përmbyll sagën e famshme të nisur në vitin 1996, shënon fundin e rrugëtimit të personazhit Ethan Hunt, të luajtur nga Tom Cruise.
Atwell iu bashkua kastit në vitin 2023 në rolin e agjentes Grace, duke sjellë një prani të re dhe dinamike në këtë seri kinematografike.
Në jetën personale, Atwell është bërë nënë për herë të parë vitin e kaluar, nga lidhja me muzikantin Ned Wolfgang Kelly.
Çifti u fejua në prill të 2023-shit dhe së fundmi kanë konfirmuar se janë martuar.
Aktualisht, ata ndodhen në Festivalin e Filmit në Kanë, ku Atwell po promovon premierën e “The Final Reckoning”. Bashkëshorti i saj publikoi një video në Instagram ku e quajti Atwell “gruan time të mrekullueshme” dhe filmin “absolutisht fantastik”.