Përgatituni shpirtërisht dhe fizikisht për hënen e plotë të këtij tetori. Kjo hënë e plotë nuk do të jetë si të gjitha të tjerat, sepse data e henes së plotë bie pikërisht data e natës së frikshme e Hallowën-it. A mund të jetë më magjike se kaq? Cdo hënë e plotë ka forcë unike dhe lë gjurmë shpirtërore tek çdo person, por kjo e kësaj here do të jetë e paharrueshme.
Përvec faktit që eventi ndodh në natën më të frikshme të vitit, energjia astrologjike e cila e rrethon këtë hënë të plotë do jetë po aq e frikshme. Dhe shenja e cila do të ndikohet më shumë do jetë pikërisht shenja kokëfortë dhe e guximshme e Demit. Nëse do e masje energjine e kësaj hëne nga 1 në 10 do ishte 11. Kjo falë lidhjes që kjo hënë formon në mënyre të çrregullt dhe të papritur me Uranin. Kjo do të thotë që cdo gjë mund të ndodhë, dhe përfshirja jote emocionale do jetë si pasojë e kësaj hëne. Mendojeni hënën si një film horror, urani do ishte fantazma e një fëmije Viktoriane e cila shfaqjet papritur në pasqyren e tualetit tuaj kur ti fik dritën. E frikshme apo jo?
Dhe sikur kjo hënë e plotë mos ishte e frikshme mjaftueshëm, gjërat vazhdojnë të bëhen akoma më të frikshme. Jo vetem që mërkuri dhe marsi janë në retrogradë, por mërkuri – planeti i komunikimit dhe njohjeve – do formojë një rreth intensiv me Jupiterin duke shtyrë Saturnin dhe Plutonin shkatërrues. Kjo do ndikojë tek gjendja jote emocionale dhe do të ndihesh sikur po kalon një vështiresi të madhe.
Dashi
Nëse jeta jote do të ishte një film horror, ti nuk do të mund ta kontrolloje antagonistin, por mund të kontrollosh mënyren si i përgjigjesh. Prano limitet e tua, dhe përqafo cdo mundësi që te jepet. Dhe pse asgje nuk mund te jetë gjithmonë 100% si ti dëshiron, ti mund të mendosh për mënyra të tjera se si mund ta mposhtësh përbindëshin që të mundon.
Demi
Ti ke aq shumë gjëra dhe persona brënda teje qe ti nuk i ke zbuluar dhe njohur akoma. Pranoje faktin që ti nuk je personi i cili ti mendon se je. Ndryshimet mund të të duken si përbindësha, por përbindëshi i vërtetë ështe frika nga ndryshimet. Kështu që përballu me përbindëshin dhe mposhte frikën.
Binjaket
Je duke u përqafuar me energji të cilat nuk i ke parë më parë, dhe asnjëherë nuk ke patur mundësi ti shohësh. Mos ki frike nga forca jote. Besoji intuites tënde e cila thotë gjithmonë të vërtetën. Do doje të kishe frike nga e vërteta apo të mësoje të vërtetën?
Gaforrja
Mos harro të mendosh për veten tënde. Bota, gjithmonë do mundohet të ta bëjë dicka të të duket si përbindësh. Por e ke menduar ndonjëherë që përbindëshi i vërtetë është bota? Njihu me përbindëshin. Dhe mos lejo askënd të të thotë c’të ndjesh për të. Përbindëshi mund të jetë një hero.
Luani
Të gjithë kanë forcë magjike. Gjithsesi, disa njerëz kanë frikë ta përdorin forcën e tyre sepse ta përdorësh atë do të thotë që mund të dështosh. Ndoshta shkopi jot magjik nuk punon. Ndoshta formula magjike nuk bën asgjë. Të provosh do të thotë të mësosh. Dështimet janë pjesë e këtij proçesi, dhe çdo krijesë magjike e di këtë.
Virgjëresha
Kur ti i hipën fshesës tënde magjike dhe fluturon, askush nuk të thotë se ku do të përfundosh. Ti mund ta zgjedhësh destinacionin tënd por dhe mund te humbësh rrugën. Është kjo arsye për të hequr dorë nga udhëtimi? Aspak. Udhëtimi eshte ai që e bën rrugën të bukur dhe jo destinacioni.
Peshorja
Ti ke nje ujk që jeton brënda teje. Nëse ti vendos ta mohosh ekzitencen e tij, ky ujk do bëhet akoma më i padurueshëm. Do ulërij derisa ti japësh vëmendjen që meriton. Në vënd që ta mbash të mbyllur në kafaz, njihu me të. Kupto cfarë nuk i pëlqen,cilat janë emocionet dhe instiktet e tij. Në këtë mënyrë mund ta trajnosh ujkun të të mbroje ty.
Akrepi
Në një lidhje është gjithmonë një vampir dhe një njeri. Eshte e lehtë ta shohësh këtë lidhje në mënyrë të pabarabartë romantikisht, por në jetën reale asnjeri nga partneret nuk duhet të jetë më i fuqishëm se tjetri. Mos lejo askënd të të thotë që ti nuk ke fuqi.
Shigjetari
Kur të është vënë një fantazëm pas dhe nuk largohet, mos i humb shpresat. Gjëja e pare që ti duhet të bësh është të mësosh si ta largosh. Ka shumë hapa qe ta largosh një të keqe nga vetja. Mos hiq dore kur sapo ke filluar të praktikohesh.
Bricjapi
Kur jeton në një botë të rrethuar nga njerëz të cilët nuk besojnë tek e magjishmja, mos mendo që ti nuk ke forcë magjike. Mbi të gjitha mos paragjyko veten për gjërat që të bëjnë ndryshe nga të tjerët. Po sikur të qënit ndryshe është ajo që të bën të veçantë? Do ta vazhdosh jetën tënde duke u sjellë sikur nuk ke asnjë fuqi?
Ujori
Në zemrën e çdo krijese magjike është një vatër, një vend i cili shërben për t’i dhënë forcë magjisë së tyre. Ndoshta nuk është gjëja më e bukur e të qenit krijesë magjike, por është e domosdoshme për jetesën e tyre.
Mos i neglizho kërkesat e zemres tënde. Jepi kohën dhe energjine tënde kësaj vatre e cila do të të mbaje të ngrohtë dhe në ditët me të ftohta.
Peshqit
Cdo gjë që ti thua është magjike. Fjalët tua jo vetëm që kanë impakt në këtë botë, por krijojnë dhe botën tënde. A janë këto fjalë në interesin tënd? A e bëjnë këto fjalë botën një vend më të mirë? Është koha të mësosh fuqinë magjike të fjalëve tua.