Kënga e Ronela Hajatit me titullin “Sekret” dhe me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Torino të Italisë, po bën namin në YouTube. Artistja ka postuar së fundmi në Instastory, një foto ku tregohet se kënga e saj është renditur në treshen e këngëve më të dëgjuara të “Eurovision”-it. Sipas fotos që Ronela kishte postuar, kjo është hera e parë në histori ku Shqipëria arrin këtë rekord.
Për herë të parë në histori, Shqipëria është në vendin e tretë për shikueshmërinë më të lartë në faqen zyrtare të ‘Eurovision’-it në YouTube. Urime.

Nëpërmjet një postimi në ‘feed’ artistja ka shkruar ndër të tjera se:
Hey njerëz!!! Unë jam në vendin e tretë në ‘Eurovision Top 20’ (videot më të shikuara) mes artistëve kaq të mëdhenj! Jam shumë e lumtur!
https://www.instagram.com/p/CZkM_EZlN5_/
Ndërkaq para disa ditësh bukuroshja postoi një shkrim në Instastory teksa tregoi se ndodhet në një gjendje të trazuar emocionale.
Gjithë jetën kam qeshur dhe isha optimiste edhe në ditë të vështira. Por tani jam në periudhën më të keqe të jetës dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua. Ndihem e vetme në gjithë këtë. Asnjëherë nuk ke nga ta dish çfarë po kalon një njeri.
Këtë vit festivali më i madh muzikor evropian do të zhvillohet më 10, 12 dhe 14 maj në Pala Olimpico në Torino, Itali.