Aktori i njohur Leonardo DiCaprio ka bërë një dedikim prekës për Robert Redford, i cili ndërroi jetë dje në moshën 89-vjeçare.
Në një postim në Instagram, DiCaprio e përshkroi Redford-in si “aktor të shkëlqyer, aktivist dhe ambientalist të apasionuar”. Ai shtoi:
Angazhimi i tij për të mbrojtur planetin dhe për të nxitur ndryshimin u shoqërua me një talent të jashtëzakonshëm. Ndikimi i tij do të mbetet për brezat që do të vijnë
DiCaprio kujtoi gjithashtu kontributin e kolegut të tij në premierën e filmit “One Battle After Another”, ku theksoi rolin e Redford-it si “udhëheqës besnik mjedisor dhe anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e Burimeve Natyrore”.
Sot humbëm një legjendë të madhe
-u shpreh aktori.
Po ashtu, në vitin 2005, së bashku me djalin e tij James, ngriti “Qendrën Redford”, e fokusuar në prodhimin e filmave dhe mbështetjen e autorëve që trajtojnë tema mbi ndryshimet klimatike dhe mjedisin.
Redford do të mbetet në kujtesën e publikut jo vetëm për rolet e tij ikonike në kinematografi, por edhe për përkushtimin e tij ndaj mjedisit dhe artit.