Celebrities Gossip Showbiz

Ndihmoi në heshtje një grua në vështirësi, historia me aktorin e ndjerë që po prek rrjetin!

Një histori prekëse që lidhet me aktorin legjendar Robert Redford po qarkullon gjerësisht në rrjet, duke tërhequr vëmendjen për një gjest të rrallë human që thuhet se ai ka bërë vite më parë gjatë xhirimeve të një filmi. Sipas rrëfimit, Redford kishte gjetur një çantë të humbur në set, e cila i përkiste një make-up artisteje. Brenda saj ndodheshin dokumente divorci dhe vetëm 19 dollarë.

Aktori ia ktheu çantën, por bashkë me të kishte lënë edhe një shënim të shkurtër me fjalët: “Vazhdo. Gjërat do të përmirësohen.” Ajo që gruaja nuk e priste ishte një tjetër surprizë e fshehur mes dokumenteve, 5,000 dollarë cash. Redford nuk e bëri kurrë publik këtë gjest dhe nuk kërkoi asnjëherë vëmendje apo mirënjohje. Megjithatë, sipas historisë, kjo ndihmë rezultoi vendimtare për jetën e gruas, e cila arriti të hapte një biznes të vogël dhe të rindërtonte jetën e saj.

Vite më vonë, pasi kishte arritur sukses, ajo u rikthye në të njëjtin set për t’ia kthyer shumën aktorit, si shenjë falënderimi. Por Redford thuhet se refuzoi, duke i thënë: “Ti i ke fituar.” Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare si aktor, regjisor dhe producent, Redford fitoi miliona dollarë nga projekte të mëdha filmike. Vetëm nga filmi “The Last Castle” (2001), ai përfitoi një pagë rekord prej 11 milionë dollarësh. Më herët kishte marrë 500 mijë dollarë për “The Sting” (1973), 2 milionë për “A Bridge Too Far” (1977), dhe 4 milionë për “Indecent Proposal” (1993).

Mediat e huaja shkruajnë se pjesë e rëndësishme e pasurisë së tij ishin investimet në pasuri të paluajtshme. 89-vjeçari zotëronte një portofol mbresëlënës, përfshirë një pronë prej 1,800 akrash në Utah, pjesërisht e mbrojtur për ruajtjen e natyrës. Ai kishte gjithashtu një fermë pranë resortit të tij të famshëm me emrin “Sundance” dhe një shtëpi buzë ujit në Tiburon, Kaliforni, që u shit në fund të vitit 2024 për 4.65 milionë dollarë.