Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.
LEXO EDHE: Formacioni i mundshëm/ Përfundon stërvitja në stadiumin e Leskovacit, ja rreshtimi me Serbinë!
E pyetur nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.
“Sabotazh” Sylvinhos, FSHF kritika gazetarëve serbë për deformimet
Një episod i veçantë ndodhi gjatë konferencës për shtyp të trajnerit të kombëtares shqiptare, Sylvinho, përpara përballjes me Serbinë.
Përgjegjësi i Zyrës për Shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra, ndërhyri për të korrigjuar deformimet që po bëheshin në përkthimin e deklaratave të teknikut brazilian.
Gjatë transmetimit të deklaratave, Kodra vuri re se disa gazetarë serbë po transmetonin version të shtrembëruar të fjalëve të Sylvinhos, të cilët e theksonin se trajneri i Shqipërisë ulte skuadrën serbe. Ai kërkoi menjëherë që përkthimi të ishte i saktë dhe në përputhje me atë që trajneri kishte thënë realisht.
Qëllimi i ndërhyrjes ishte të ruhej korrektësia në komunikim dhe të shmangeshin çdo lloj keqkuptimi në një ndeshje me ndjeshmëri të lartë sportive dhe mediatike.
Më pas, Kodra zhvilloi një bisedë në anglisht me një nga gazetarët e huaj të pranishëm, duke sqaruar situatën dhe duke qetësuar tonet. Pas sqarimeve, konferenca vijoi pa incidente.
DigitAlb do të sjellë emocionet e ndeshjes Serbi-Shqipëri që luhet nesër në orën 20:45. Kësaj here, emocione për të gjithë. Çdo abonent tokësor i Digitalb-it do të mund ta ndjekë falas përballjen. Por, surprizat nuk ndalen këtu. Në çdo skaj të globit, ndeshja do të jetë pranë jush përmes paketës satelitore dhe aplikacionit Digitalb OTT. Për përballjen e radhës me Serbinë në Leskovac, Digitalb do të sjellë gjithçka, sekondë pas sekonde.