Rajoni

Hoti flet për dialogun me Serbinë: Nuk do të ketë shkëmbim territoresh!

Kryeministri i Kosovës komentoi sot dialogun me Serbinë. Avdullah Hoti tha se marrëveshja finale do të bazohet në Kushtetutë. Sipas tij, pas nënshkrimit të marrëveshjes finale, duhet të ndodhë menjëherë njohja reciproke, shfuqizimi i rezolutës 1244 si edhe të ecet para në procedurat e integrimit euroatlantik. Hoti mohoi kategorikisht që do të flitet për shkëmbim të territoreve.