Të gjthë e njohim apo kemi dëgjuar për blogeren e famshme që drejton një kanal bukurie në Youtube ndërsa në Instagram e gjejmë me emrin Huda Beauty.
Me arritjen e 15 milionë ndjekësve në Instagram, Hudës i është kërkuar të pozojë për kopertinën e famshme të revistës “Harper’s Bazaar Arabia” për të treguar si është të jesh e famshme dhe e pasur.
Zakonisht për të bërë para online nëpërmjet videove në Youtube dhe këshillave sesi të bësh make-up është diçka e vështirë por që po shndërrohet në një punë të zakonshme.
32-vjeçarja tregon se fillimisht e nisi këtë gjë si pasion dhe sa më shumë ndjekës i vinin aq më tepër rritej llogaria e saj bankare. Tashmë ajo ka linjën e saj të produkteve të bukurisë të cilat shiten pafundësisht.
Ajo tregon për revistën se tashmë që ka arritur një pasuri marramendesë edhe bashkëshorti i saj ka lënë punën për të punuar për linjën e produkteve të bashkëshortes së tij. Huda shprehet se ka për qëllim të bëhet si Oprah Winfrey e industrisë së kozmetikës dhe duket se po ja arrin këtij qëllimi me një shpejtësi të madhe.