Legjenda e mundjes, Hulk Hogan, i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale në qafë, por TMZ Sports raporton se 71-vjeçari është tashmë në formë dhe “në aksion”.
Sipas përfaqësuesit të tij, Hogan kreu një “procedurë të vogël bashkimi” ditën e mërkurë për ta ndihmuar të ndihej më mirë fizikisht. Megjithatë, rikuperimi i tij ishte i menjëhershëm dhe ai u kthye në punë të enjten.
“Një rikthim i shpejtë,” deklaroi përfaqësuesi i tij për TMZ.
Operacionet nuk janë të reja për ikonën e WWE, pasi vetë Hogan zbuloi në podcast-in “Impaulsive” të Logan Paul vitin e kaluar se kishte kaluar të paktën 25 ndërhyrje kirurgjikale midis viteve 2014 dhe 2024.
Kam bërë 10 operacione në shpinë, më kanë zëvendësuar të dy gjunjët dhe të dy ijet, si dhe shpatullat – praktikisht gjithçka
Pavarësisht gjithë këtyre operacioneve, Hulk Hogan është rikthyer gjithmonë më i fortë – dhe duket se e njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë herë.
Kjo është një lajm i shkëlqyer si për Hoganin, ashtu edhe për fansat e tij, pasi ai po përgatitet për një verë të ngarkuar, duke u fokusuar në nisjen e ligës së tij të re të mundjes, “Real American Freestyle” – një projekt për të cilin është jashtëzakonisht entuziast.