Aktualitet

Hynë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal që kriminalizojnë thyerjen e karantinës

Sot hynë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal që kriminalizojnë thyerjen e karantinës në kohë epidemie. Deri më 23 Qershor, periudhë që përkon me gjendjen e fatkeqësisë natyrore, thyerja e karantinës dënohet deri në tre vjet burg. Përhapja e infeksionit në mënyrë të qëllimshme deri në 5 vjet, ndërsa dënimi shkon në 8 vjet heqje lirie nëse përhapja e infeksionit sjell pasoja të rënda.

Sipas ndryshimeve të Kodit Penal që më 16 Prill morën OK-ein e Kuvendit, shkelësit e udhëzimeve të autoriteteve shtetërore në kohë epidemie i pret gjoba ose deri 6 muaj burg. Thyerja e rregullave nga biznesi dënohet me gjobë deri në 2 vite burg. Ministria e Shëndetësisë përsërit thirrjen për respektimin e distancimit fizik, si me shumë rëndësi në ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.