Aktualitet

I armatosur me pistoletë, arrestohet i riu në Tiranë!

Lëvizte i armatosur me pistoletë me municion dhe që i mbante pa leje, një 22 vjeçar ra në prangat e bluve të Tiranës. Pas informacionit në rrugë operative, i riu tentoi t’i ikte policisë, por u kap dhe u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Village”.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të operacioneve policore, me objektiv identifikimin e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe janë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, operacionin “Village”.

Gjatë operacionit, u kap në fshatin Krrabë, ku ishte banues, shtetasi R.Rr., 22 vjeç.

Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, që i mbante pa leje. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet, por si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, është mundësuar kapja dhe vënia e tij në pranga.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.