Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Tiranë këtë të hënë pasi akuzohet se i ka bërë shantazh me foto intime një 26-vjeçarje. Sipas policisë, ai e kanoste të renë nëpërmjet thirrjeve dhe mesazheve që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto dhe video me përmbajtje intime.
Ai u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Privatësia”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.